Alpine sfidon trendin elektrik, lë të hapur derën për motorët me benzinë
Prodhuesi francez Alpine nuk e përjashton mundësinë që gjenerata e re e veturës sportive A110, përveç versionit elektrik, të ofrohet edhe me motor me benzinë.
Nicola Burnside, drejtoreshë menaxhuese e Alpine në Britani, deklaroi se platforma e re Alpine Performance Platform (APP) është mjaft fleksibile për të mbështetur të dy llojet e motorëve.
Megjithatë, kompania mbetet e përkushtuar që fillimisht të prezantojë versionin plotësisht elektrik.
A110 i ri pritet të ketë bateri të ndara në pjesën e përparme dhe të pasme, ndërsa Alpine synon që pesha e tij të jetë nën 1,500 kilogramë.
Platforma gjithashtu mundëson konfigurime me një ose dy motorë elektrikë, si dhe përshtatje për motorë tradicionalë me djegie të brendshme.
Alpine synon të ruajë karakteristikat që e kanë bërë A110 të famshëm: peshën e ulët, manovrueshmërinë dhe kënaqësinë gjatë vozitjes.
Për momentin, asnjë version me benzinë nuk është konfirmuar, por kompania nuk e ka mbyllur këtë mundësi për të ardhmen.
Të rejat Lexo më shumë
Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Qelaj
Kërkohen dy vjet burg dhe një gjobë e madhe për Nainggolan, shkak pastrimi i parave dhe lidhjet me mafinë e drogës
Vjosa Osmani në Oxford Union: Asnjë propagandë nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e Kosovës dhe nuk mund t’i mohojë krimet serbe