Algjeria dërgon trupa ushtarake në Niger - cili është misioni i tyre?
Algjeria ka miratuar dërgimin e trupave ushtarake në Nigerin fqinj për të mbrojtur instalimet energjetike dhe projektet e naftës të kompanisë shtetërore Sonatrach.
Ky është dislokimi i parë i trupave algjeriane jashtë vendit që nga viti 1973.
Vendimi u miratua të dielën nga të dyja dhomat e parlamentit, në një kohë kur dy vendet po forcojnë bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë.
Autoritetet algjeriane nuk kanë bërë të ditur numrin e trupave që do të dërgohen apo datën e fillimit të misionit, duke theksuar se operacioni do të jetë i kufizuar dhe do të synojë mbrojtjen e investimeve algjeriane.
Interesat ekonomike janë ndër arsyet kryesore të këtij vendimi.
Sonatrach po zgjeron aktivitetin në fushën e naftës Kafra, në veri të Nigerit, ndërsa vendi përbën edhe një korridor strategjik për gazsjellësin trans-saharian, që synon të transportojë gazin nigerian drejt Evropës.
Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, kishte deklaruar më herët se vendi i tij ishte i gatshëm ta mbronte Nigerin.
Ky zhvillim shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën tradicionale të Algjerisë, e cila për dekada është mbështetur kryesisht te diplomacia dhe ka shmangur ndërhyrjet ushtarake përtej kufijve të saj.
Ndërkohë, Nigeri, i drejtuar nga një juntë ushtarake që prej vitit 2023, vazhdon të përballet me sulme të armatosura dhe sfida të sigurisë.
Të rejat Lexo më shumë
Belgjika planifikon investim në park solar për Ngrohtoren e Gjakovës
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë
Filipçe: Shembja e Vuçiqit po rrëzon ‘oktapodin kriminal’ në Ballkan dhe do të godasë lidhjet e tij me Mickoskin