Albian Hajdari humb sezonën në Hoffenheim, i nënshtrohet operacionit, mungesë te Dardanët!
Vala e dëmtimeve vazhdon ta godasë rëndë skuadrën e Christian Ilzer, veçanërisht në qendër të mbrojtjes.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari i është nënshtruar një operacioni në miniskus dhe nuk pritet të rikthehet në fushë para janarit, shkruan
Edhe bashkëlojtari i tij, Robin Hranáč, i cili është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në gju, mund të mungojë për një periudhë të gjatë.
Trajneri Christian Ilzer tashmë ka në dispozicion vetëm dy mbrojtës qendrorë profesionistë,turkun Ozan Kabak dhe Koki Machida.
Shqetësuese konsiderohet edhe mungesa e tij te Kombëtarja, pasi pas lëndimit ai nuk do të jetë në dispozicion për Franco Foda-n në ndeshjet e ardhme të këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve!
Dardanët do të luajnë ndaj Izraelit në Prishtinë me 14 nëntor dhe ndaj Irlandës më 17 nëntor!
Të rejat Lexo më shumë
Nga Truman Show te realiteti digjital - Si e ndërtojnë propaganda dhe algoritmet realitetin që besojmë
Ukraina do të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja e BE-së në projekte të përbashkëta të mbrojtjes
Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasjeje në Shqipëri