Lajme
31/10/2026 11:31
Alarmante, 72 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1975 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 72 aksidente: një me fatalitet, 30 me persona të lënduar dhe 41 me dëme materiale.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë arrestuar 20 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Franca në gatishmëri për ‘protestat e Halloween-it’, rreth 70 mijë policë angazhohen pas paralajmërimit për trazira
Teknologji
NATO teston modelin “5G”, admirali Vandier: Të jemi gati për çdo gjë që vjen nga Rusia
Sport
Gjashtë shtete e vendosën Messin në krye të votave për Topin e Artë
Sport