← Kthehu te Ballina
Lajme 05/10/2026 19:01

Aksion pastrimi në Devë të Gjakovës, mblidhen 43 thasë me mbeturina

Aksion pastrimi në Devë të Gjakovës, mblidhen 43 thasë me mbeturina

Në fshatin Devë të Gjakovës është zhvilluar një aksion për pastrimin e mjedisit, ku vullnetarët kanë mbledhur gjithsej 43 thasë me mbeturina.

Aksioni është zhvilluar më 4 tetor 2026 dhe ka pasur për qëllim pastrimin e hapësirave publike dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.

Organizatorët kanë falënderuar vullnetarët për angazhimin e tyre, si dhe zyrtarët komunalë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë aksionit.

Nisma është organizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja e lumenjve dhe promovimi i turizmit të gjelbër”, i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Komunën e Gjakovës.

Organizatorët kanë theksuar se përmes angazhimit të përbashkët synohet krijimi i një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për komunitetin.

Reklamë