Lajme
03/11/2026 10:46
Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare
Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).
Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.
Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.
Telegrafi do t'ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Momenti i aksidentit - një turist humbi jetën pas përplasjes së dy helikopterëve në rajonin e Everestit në Nepal
Sport
Momente tmerri në futbollin spanjoll, lojtari pëson arrest kardiak pas goditjes së rëndë nga portieri
Politikë
Rikthimi i ideologjisë: Identiteti kombëtar, fuqia ekonomike dhe diplomacia e re
Teknologji