← Kthehu te Ballina
Lajme 12/10/2026 10:01

Aksidenti me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet e përplasjes së kamionit me një autobus me turistë

Aksidenti me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet e përplasjes së kamionit me një autobus me turistë

E Hënë, 12 Tetor 2026 9:51

11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pasi një autobus turistik dhe një kamion u përplasën në Turqi.

Aksidenti ndodhi të dielën. Të plagosurit u dërguan në spitale, përfshirë shoferin e autobusit, i cili u arrestua nga policia pasi u lirua nga spitali.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin e përplasjes teksa autobusi menjëherë rrëzohet duke lënë pasoja të rënda në njerëz.

Ministri i Brendshëm turk, Mustafa Çifçi, u shprehu ngushëllime të afërmve të viktimave dhe i quajti viktimat “qytetarë”, megjithatë mbetet e panjohur nëse kishte shtetas të huaj në autobus.

🔴Manisa’daki feci kaza kamerada 📹 Manisa’nın Akhisar ilçesi yakınlarında tırla çarpışan tur otobüsünün karıştığı kazaya dair EDS kamera kaydı ortaya çıktı. 💥 11 kişinin hayatını kaybettiği, 27 kişinin yaralandığı feci trafik kazası anı kameraya yansıdı. https://t.co/6vZApGjatP

— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) October 11, 2026

Reklamë