Lajme
26/10/2026 13:46
Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një i mitur
Më 25.10.2026, në DPB Gostivar është denoncuar se në orën 18:30, në rrugën "Vëllezërit Ginovski" në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku ndaj një automjeti pasagjerësh, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një moped me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një i mitur 17-vjeçar nga Gostivari.
Në aksident është lënduar i mituri, lëndime trupore të cilat janë konfirmuar në Qendrën Urgjente në Gostivar. Pas verifikimeve të kryera, është konfirmuar se i mituri e ka drejtuar mopedin pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, kundër të miturit është paraqitur kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal "drejtim i pamatur i mjetit motorik".
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Haxhiu thotë se Kuvendi duhet të votojë pro ose kundër Ligjit për Specialen, Nagavci kërkon sqarime nga PDK-ja
Politikë
Pas humbjes, bashkëpartiakëve të Vuçiqit duket se nuk u mbeti tjetër, veçse të këndojnë për kriminelin Rakto Mlladiq
Sport
“Një përqafim të madh drejt tyre”, Jose Mourinho ia dedikon fitoren tifozëve të Barcelonës
Lajme