Lajme
02/11/2026 10:16
Aksident në rrugën Pejë-Radavc, vetura përfundon jashtë rrugës
Java ka nisur me një aksident trafiku në rajonin e Pejës, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës kryesore në aksin rrugor Radavc–Pejë.
Në pamjet e siguruara shihet vetura e dalë jashtë rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët policorë.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
“Askush s’është më i madh se shteti, merr shembull Messin”, Ten Hag vazhdon me sulmet e ashpëra ndaj CR7
Politikë
Mickoski pas humbjes në Bërvenicë: Të vetëm kundër të gjithëve
Lajme
Largohet nga strehimorja në Ferizaj, rasti po hetohet
Lajme