Lajme
04/10/2026 17:17
Aksident në rrugën Klinë–Gjakovë, katër persona dërgohen për trajtim mjekësor
Një aksident trafiku ndodhi në orën 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, në fshatin Volljak të Klinës. Në incident ishin përfshirë dy automjete dhe, përveç dëmeve materiale, katër persona u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor po merret me hetimin e rastit.