← Kthehu te Ballina
Lajme 27/10/2026 09:01

Aksident në Lluzhan, dy vetura pësojnë dëme të mëdha

Aksident në Lluzhan, dy vetura pësojnë dëme të mëdha

Një aksident trafiku ka ndodhur në Lluzhan, në rrugën që çon drejt Batllavës.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy vetura të dëmtuara rëndë nga përplasja.

Në pamjet e siguruara, shihet edhe intervenimi i autobartëses, e cila po i largon veturat e aksidentuara nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Reklamë