← Kthehu te Ballina
Lajme 04/10/2026 11:31

Aksident i rëndë trafiku në Fushë Kosovë, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes

Aksident i rëndë trafiku në Fushë Kosovë, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes

Aksident i rëndë trafiku në Fushë Kosovë, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një këmbësor është goditur nga një veturë.

Në pamjet e siguruara nga Zani Digjital shihet një “Golf 7” i përfshirë në aksident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipet mjekësore.

Në pamje shihet se mjekët po i ofrojnë ndihmë personit të lënduar.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Zani Digjital është në pritje të informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth aksidentit.