Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohen rëndë një grua dhe një fëmijë
Një grua dhe një fëmijë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Zhur.
Sipas njoftimit të spitalit të Gjakovës, dy viktimat e lartpërmendura janë transferuar në QKUK, shkruan
“Tre personat e tjerë janë pranuar për vazhdimin e trajtimit në Spitalin e Gjakovës: dy në Repartin e Ortopedisë dhe një në Repartin e Kirurgjisë. Gjendja e tyre e përgjithshme është stabile” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë i spitalit:
Rreth orës 17:30, në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës janë paraqitur pesë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në fshatin Zhur të Gjakovës.
Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Tre personat e tjerë janë pranuar për vazhdimin e trajtimit në Spitalin e Gjakovës: dy në Repartin e Ortopedisë dhe një në Repartin e Kirurgjisë. Gjendja e tyre e përgjithshme është stabile.
Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.
Të rejat Lexo më shumë
Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, gjenerali turk Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit
Lamine Yamal flet pasi doli i 3-ti për “Topin e Artë”: Gjërat e mira kërkojnë kohë
Parandaloni rënien e flokëve me maskën me birrë dhe banane