Aksident i pazakontë në Zvicër: Vetura përfundon brenda një furre buke, dëme të mëdha në lokal
Një aksident i çuditshëm ka ndodhur të enjten në mbrëmje në qytetin Sursee, në kantonin e Lucernit, ku një veturë e tipit Audi është përplasur prapa në xhamin e një furre buke.
Sipas mediumit zviceran Blick, SUV-i i zi, me targa të kantonit të Zugut, përfundoi i ngujuar në vitrinën e furrës së bukës Hänggi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme brenda lokalit.
Nga fotografitë e publikuara shihet se banaku është zhvendosur, ndërsa dyshemeja është mbuluar me xhama të thyer, transmeton
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia, zjarrfikësit dhe një autoambulancë.
Deri në publikimin e raportimit, nuk dihej nëse kishte persona të lënduar dhe as rrethanat e sakta që çuan në aksident.
Po ashtu, as policia nuk kishte dhënë ende një deklaratë për rastin.
Të rejat Lexo më shumë
Tubim madhështor i “Listës së Studentëve” në Serbi, pamjet nga Beogradi
Bournemouth shkëlqen ndaj Milanit, gabimi i Maignan vulos humbjen e rëndë të italianëve
Pamje nga tubim masiv i opozitës në Serbi, gazetari holandez parashikon fundin politik të Vuçiqit të dielën