AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë me të
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për kanosjen dhe rrezikimin e sigurisë fizike të gazetarit Lirim Mehmetaj, themelues i Vox Kosova.
Sipas një njoftimi për media thuhet se AGK-ja e dënon në termat më të ashpër aktin e kanosjes së ndodhur mbrëmë, për të cilin është arrestuar ish-deputeti Gani Geci.
"Shprehja e mendimit të lirë për çështje me interes publik dhe për figura publike, përfshirë deputetët, është një e drejtë themelore në një shtet demokratik. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e Prokurorisë për ta trajtuar rastin me seriozitetin që meriton", thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet: "AGK-ja, gjithashtu, i bën thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë fizike të Mehmetajt dhe familjes së tij. Kanosja ndaj gazetarit Mehmetaj pasqyron klimën e vështirë në të cilën ushtrohet gazetaria në Kosovë dhe nevojën urgjente për t'i dhënë fund intimidimit të punonjësve të medias. Aktet e tilla përbëjnë një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t'u informuar".
Të rejat Lexo më shumë
Musk shpenzoi 276 milionë dollarë për të mbështetur republikanët në zgjedhjet e mesit të mandatit
Katër fshatra në Prizren pa ujë deri më 16 tetor, defekti në gypin kryesor kërkon ndërhyrje të vështirë
Popeyes për krejt - bash për krejt