← Kthehu te Ballina
Sport 17/10/2026 18:02

Agim Ademi nuk shqetësohet nga rritja e çmimit të biletave: Ata që e duan futbollin mund të paguajnë 100 euro në vit për Kosovën

Agim Ademi nuk shqetësohet nga rritja e çmimit të biletave: Ata që e duan futbollin mund të paguajnë 100 euro në vit për Kosovën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth një çështje që ishte bërë temë diskutimi në ndeshjet e fundit te kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për çështjen e biletave, çmimi i të cilave pothuajse u rritë në 100%.

Ademi ka dhënë arsyet e tij për rritjen e çmimit.

“Është e paarsyeshme domethënë gjithë ajo pluhur që u çu rreth kësaj pune. E kuptoj gjendjen ekonomike jashtëzakonisht mirë, se jetoj këtu, e nuk jam prej kumedit kuhit, s’kam ardhur prej marsi, por non-stop kam qenë në Kosovë, edhe kam kompani, kam punëtorë, kam familje, kam të gjitha, e dimë situtatën çfarë është, veç duhet me kuptu një gjë që asnjëherë nuk ka ndodhur me pas bileta më të ulta në një kombëtare, cila do që ka qenë ajo. Dhe, është një degradim i vetës, nëse ti nuk e vlerëson vetën. Pra, Kosova i ka në vit pesë ndeshje, nëse nuk e ka shpirtin secili tifoz, secili njeri me i dhanë për pesë ndeshje ka 20 euro, që i bjen 100 euro në vit, domëthënë atëherë nuk është që e duan futbollin, po tash e tutje mund të them që do të ketë diçka tjetër, çmimin sa të mundemi ta mbajmë poshtë, do ta mbajmë”, ka thënë ai për “Kosova Press”.

Kosova do të luajë edhe një ndeshje si vendase, para mbylljes së këtij viti.

“Dardanët” do t’i bëjnë konak Izraelit, më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Reklamë