← Kthehu te Ballina
Sport 24/10/2026 11:46

Adriano Galliani, kandidati i preferuar i klubeve të Serie A për president të Federatës Italiane

Adriano Galliani, kandidati i preferuar i klubeve të Serie A për president të Federatës Italiane

Adriano Galliani mund të jetë kandidati që klubet e Serie A do të mbështesin në garën për president të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, deri më 4 nëntor duhet të prezantohen kandidaturat për këtë post, ndërsa zgjedhjet janë paraparë të mbahen më 14 dhjetor, shkruan indreksonline.

Galliani, ish-drejtues i Milanit dhe Monzas, shihet si një figurë me përvojë të madhe në futbollin italian, me aftësi për të fituar mbështetjen e klubeve dhe për të bashkuar palët rreth kandidaturës së tij.

Sipas raportimit, klubet e Serie A kanë shprehur pakënaqësi me mënyrën e drejtimit të Federatës nga komisionari aktual, Giovanni Malagò, duke pretenduar se ka pasur mungesë konsultimi dhe bashkërendimi në vendimmarrje.

Mosmarrëveshjet, sipas gazetës italiane, janë shfaqur edhe në çështje të rëndësishme që lidhen me përfaqësuesen e Italisë, përfshirë zgjedhjet për stafin drejtues dhe emërimet në delegacionin e kombëtares.

Për këtë arsye, klubet e Serie A dhe përfaqësues të tjerë të futbollit italian po shqyrtojnë mundësinë e mbështetjes së Gallianit, në një garë që pritet të jetë e rëndësishme për të ardhmen e drejtimit të futbollit italian.

Reklamë