← Kthehu te Ballina
Politikë 26/10/2026 09:31

Abdixhiku për vrasjen e Arlindës: Është e padurueshme të lexosh fjalët e një gruaje që kërkon ndihmë, teksa ndjenë pafuqinë e zanit të saj

Abdixhiku për vrasjen e Arlindës: Është e padurueshme të lexosh fjalët e një gruaje që kërkon ndihmë, teksa ndjenë pafuqinë e zanit të saj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së gruas në Vitomiricë të Pejës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj.

Abdixhiku ka bërë të ditur se viktima, Arlinda, tri ditë para se të vritej, kishte paralajmëruar Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet e shtetit.

“Sot, letra e saj është këtu. Arlinda nuk është më. Ajo u vra mbrëmë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Arlinda kërkoi të jetonte. Kërkoi mbrojtje nga shteti. Tri ditë para se të vritej, e paralajmëroi Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj.

Sot, letra e saj është këtu.

Arlinda nuk është më. Ajo u vra mbrëmë.

Është e padurueshme të lexosh fjalët e një gruaje që kërkon ndihmë, teksa ndjenë pafuqinë e zanit të saj. Ato fjalë godasin secilin prej nesh, si prind, si vëlla, si fëmijë, si bashkëqytetar. Një grua kishte frikë për jetë dhe u la vet!

Për këtë rast LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur të çdo veprimi e mosveprimi në mbrojtje të saj. Secili zyrtar e institucion që e ka trajtuar kërkesën e Arlindës duhet të japë llogari për veprimet që ka ndërmarrë dhe detyrimet që ka lënë pa përmbushur. Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlindës.

Asaj i detyroheshim mbrojtje sa ishte gjallë. Për të gjallë, mbrojtje nuk pati! Tani i detyrohemi drejtësi; me gjithë zhvlerësimin paralajmërues që në letër na e dha. Dhe çdo gruaje tjetër që sot jeton me frikë, i detyrohemi veprim. Sot, para se një tjetër kërkesë për ndihmë të na mbetet në duar si dëshmi e një jete që nuk e mbrojtëm.

Reklamë