Politikë
22/10/2026 22:32
Abdixhiku falënderon Hamzën: Patriot i madh, ka bërë punë të mëdha
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën e ish-kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili një ditë më parë zyrtarizoi dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Abdixhiku ka pasur vetëm fjalë të mira për Hamzën, duke e cilësuar atë edhe si patriot të madh.
“Dua ta falënderoj Hamzën. Publikisht dhe përjetësisht. Patriot i madh i këtij vendi. Ka bërë punë të madhe që shumë pak ia kanë njohur edhe në partinë e vet.”, ka thënë Abdixhiku.
Takimet me të, Abdixhiku i ka vlerësuar si shumë të mira, duke thënë se diskutimet mes tyre kanë qenë normale.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Si po ndihesh tash
Politikë
Filipçe: Komunikojmë me BDI-në dhe Ali Ahmetin privatisht, por nuk koordinohemi politikisht
Sport
Nga këpucët e vjetra te një kontratë milionëshe, Olise pranë marrëveshjes me Jordan
Politikë