A po shkaktojnë më shumë aksidente shoferët e moshuar në Zvicër? Ekspertët japin përgjigje befasuese
Numri i personave të moshuar që vazhdojnë të drejtojnë automjete në Zvicër po rritet, ndërsa ekspertët thonë se plakja e popullsisë nuk do të thotë automatikisht se rrugët do të bëhen më të rrezikshme.
Sipas të dhënave të publikuara nga SRF, në vitin 2024 në Zvicër ishin të regjistruar 517,754 shoferë të moshës 75 vjeç e lart. Numri i personave mbi 65 vjeç me patentë vazhdon të rritet, veçanërisht tek gratë.
Megjithatë, kur krahasohen aksidentet me kilometrat e përshkuara, shoferët mbi 80 vjeç kanë normën më të lartë të aksidenteve.
Ekspertët theksojnë se nuk është vetëm mosha ajo që përcakton sigurinë, por edhe aftësia individuale për të drejtuar dhe gjendja shëndetësore, shkruan SRF News, transmeton
Aktualisht, rreth 260 mijë persona në vit duhet t'i nënshtrohen kontrolleve të detyrueshme për aftësinë e drejtimit. Për shkak të plakjes së popullsisë, kjo shifër mund të rritet në rreth 350 mijë deri në vitin 2030.
Ekspertët shohin gjithashtu potencial te teknologjitë e reja të automjeteve, si sistemet e asistencës dhe drejtimi i automatizuar, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e sigurisë në trafik.
Në Zvicër, nuk ka një kufi të përgjithshëm moshe për drejtimin e automjetit. Për personat 75 vjeç e lart kërkohet kontroll mjekësor i aftësisë për drejtim çdo dy vjet.
Të rejat Lexo më shumë
Bahrawy: Serbia po armatoset me dronë izraelitë – Kosova është ndër vendet më pro-amerikane, pse nuk është në NATO?
Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara
Shpërthen kaosi sërish te Reali: Tjetër përplasje fizike mes dy yjeve, nisin tensionet edhe te Mourinho – Mbappe