A mjaftojnë 2 mijë franga për një student në Zvicër? Rrëfimi i studentit nxjerr në pah realitetin zviceran
2 mijë franga i ka në muaj, që t'i menaxhojë e t'i shpenzojë brenda muajit.
Një student, që gazeta zvicerane 20Minuten e ka mbajtur të fshehur identitetin e tuje, duke e etiketuar vetëm si D*, i ka treguar medias se sa është e vështirë që më këtë shumë para ta kalojë muajin, duke qenë se është vetëm student, transmeton
Ky student, i cili ndjek studimet në një shkollë të lartë pedagogjike, thotë se sfidë për të vazhdojnë të jenë qiraja, sigurimi shëndetësor, ushqimi e transporti, prandaj, menaxhimi i 2 mijë frangave jo gjithmonë është i mundur.
Përveç ndjekjes së ligjëratave dhe përgatitjes për provime, ky student, por edhe të tjerët, duhet të gjejnë mënyra për të mbuluar shpenzimet pa ndikuar në përparimin e tyre akademik.
Prandaj, studentët duhet që shpeshherë të kërkojnë ndihmën e prindërve apo të gjejnë alternativa që të mos mbesin keq gjatë studimeve, por, edhe mos të heqin dorë nga jeta e tyre e 'rehatshme'.
Të rejat Lexo më shumë
Real Madridi nuk humbë kohë, e “blindon” yllin e skuadrës
Katër orë në dializë, disa orë për t’u marrë veten: Çfarë përjetojnë pacientët dhe çfarë ndodh kur kthehen në shtëpi?
Rrëzohet aeroplani stërvitor i ushtrisë pakistaneze, humbin jetën të dy pilotët