← Kthehu te Ballina

A do të zhvillojnë Putini dhe Trumpi bisedime të ndara në Kinë?

ShpërndajeFacebookWhatsApp
A do të zhvillojnë Putini dhe Trumpi bisedime të ndara në Kinë?

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet të enjten me presidentin rus Vladimir Putin në Shenzhen të Kinës, gjatë bisedimeve të paprecedentë trepalëshe së bashku me liderin kinez Xi Jinping.

Por kjo nuk është e vetmja mundësi kur Trumpi dhe Putini do të takohen në këtë qytet.

Lideri rus zhvilloi një bisedë të shkurtër me Trumpin në një pritje gala për mysafirët e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), të mërkurën mbrëma, sipas kohës lokale.

Këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha të mërkurën se të dy mund të takohen gjithashtu nesër për bisedime të ndara, shkruan CNN.

“Do të ketë një takim, do të ketë. Dhe besoj se presidenti ynë dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara do të flasin disa herë gjatë APEC-ut”, i tha Ushakov mediumit shtetëror rus Vesti.

Takimi i tyre do të jetë një “çështje intime”, pa përfshirjen e delegacioneve të mëdha, citoi Vesti të ketë thënë Ushakovi.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk ka gjasa të ketë mundësi për “bisedime në format të plotë” mes liderëve amerikanë dhe rusë, raportoi agjencia shtetërore ruse TASS.

Megjithatë, ai tha se të dy ka të ngjarë të diskutojnë konfliktin në Ukrainë dhe ndoshta edhe Iranin, raportoi TASS.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme