A do ta humbasë vendin e titullarit? Trajneri i Sassuolos flet hapur për situatën e Aro Muric
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, po kalon një periudhë të vështirë te Sassuolo, pas disa gabimeve në ndeshjet e fundit që kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës italiane.
Në disfatën 4-2 ndaj Frosinones në xhiron e kaluar, Muriq bëri disa gabime që kanë ngritur pikëpyetje rreth formës së tij. Situata e portierit kosovar është diskutuar edhe nga trajneri i Sassuolos, Alberto Aquilani, i cili foli për të premten në konferencë për shtyp.
Pavarësisht vështirësive të fundit, Aquilani ka shprehur respekt të madh për Muriqin, duke vlerësuar potencialin e tij dhe duke theksuar se dëshiron ta ndihmojë atë të rikthehet në formën më të mirë.
“Kam respekt të pafund për këtë lojtar. E shoh si portier me potencial të konsiderueshëm. Ai mund të luajë në çdo ligë në botë. Është e qartë se po kalon disa vështirësi. Gabimet e tij të përsëritura po ndikojnë tek ai dhe te ekipi”, deklaroi Aquilani.
Trajneri italian bëri të ditur se ka biseduar me portierin kosovar për situatën e krijuar, duke e përshkruar atë si një person të sjellshëm dhe inteligjent.
“Kemi folur për këtë dhe ai e di. Është një djalë i sjellshëm dhe inteligjent. Duhet ta ndihmoj atë dhe ekipin, dhe kjo është diçka që po e marr në konsideratë”, shtoi 42-vjeçari.
Ndërkohë, Muriqi mund të përballet me një ndryshim të rëndësishëm në ndeshjen e radhës.
Sassuolo luan të shtunën në udhëtim ndaj Comos, ndërsa Aquilani ende nuk ka vendosur nëse portieri 27-vjeçar do të jetë titullar apo do ta nisë takimin nga stoli.
Të rejat Lexo më shumë
Sekuestrohen disa automjete që po transportonin drunj në mënyrë ilegale në Shtip
Sulmi me një të vrarë e pesë të plagosur në Paris, Macron: Një akt terrorist dhe racist
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës