Lajme
15/10/2026 09:29
87 gramë substancë narkotike hidhen brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë
Policia po heton rastin, pasi persona të panjohur dyshohet se hodhën substancën narkotike brenda hapësirës së burgut.
Një sasi prej 87 gramësh substancë narkotike është gjetur brenda hapësirës së Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Sipas raportit të Policisë, më 13 tetor 2026, zyrtarët korrektues kanë raportuar se persona të panjohur kishin hedhur substancën brenda hapësirës së qendrës.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me personat e dyshuar.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
“Safe City” regjistroi gati 300 shkelje në dy ditët e para të funksionimit në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër
Lajme
Ushtronte dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet burri në Malishevë
Sport
Messi asiston dhe ndihmon Inter Miamin drejt një tjetër suksesi në MLS
Politikë