Teknologji
31/10/2026 19:16
809 kuaj fuqi dhe teknologji hibride, McLaren zbulon bishën e re!
McLaren ka lënë të kuptohet për supermakinën e ardhshme përmes një statuje gjigante të vendosur në Covent Garden të Londrës.
Në skulpturë shfaqet mbishkrimi “McL 820”, që besohet se zbulon emrin dhe fuqinë e modelit të ri.
Shifra 820 i referohet kuajfuqive.
Kjo do ta bënte pasardhësin e McLaren 750S dukshëm më të fuqishëm, pasi modeli aktual zhvillon 740 kuaj fuqi.
Supermakina e re pritet të përdorë një sistem hibrid me motor V8, të zhvilluar nga vetë McLaren.
Kompania po investon gjithashtu në një fabrikë të re në Britani për prodhimin e motorëve të saj.
Prodhimi i 750S pritet të përfundojë në vitin 2027, ndërsa McLaren ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht emrin apo specifikat e pasardhësit të tij.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Informacione sekrete përfunduan në rrjete sociale, FBI arreston të dyshuarin
Teknologji
Halloween në stilin Tesla - vetura autonome me skelete në bord!
Sport
Arsenali përgatit një ofertë tronditëse në janar për transferimin e yllit të Real Madridit
Politikë