Lajme
08/11/2026 17:02
7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, gjykata merr vendim për mësuesin 35-vjeçar
Gjykata këtë të diele ka dhënë vendimin për 35-vjeçarin Albano Ahmeti, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pas akuzave të rënda për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura në shkollën 9-vjeçare “Hajredin Beqari” në Selenicë.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas vendimit avokatja mbrojtëse ka folur për mediat.
Në prononcimin e saj për gazetarët, avokatja e ka theksuar se akuzat e ngritura ndaj 35-vjeçarit janë ende në fazën e hetimeve paraprake dhe shtoi se nuk do të japë më shumë detaje.
Ajo gjithashtu njoftoi masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata. /euronews/
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës do të punësohen 20 specializantë
Ekonomi
Bie besimi i konsumatorëve në Zvicër, në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2023
Politikë
Asambleistja e PDK-së kritikon gjendjen e pastërtisë në Fushë-Kosovë, kërkon ndërhyrje urgjente
Sport