Ekonomi
08/10/2026 08:13
63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera.
Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent i Klan Kosovës.
Ai bëri të ditur se 63 minatorët që ishin të ngujuar, gjenden në gjendje të mirë shëndetësore.
“Kanë pasur pak vështirësi që të dalin të gjithë, pasi jo të gjithë janë në moshë të re dhe të përshtatshme për të ngjitur daljen emergjente. Kështu më kanë bërë të ditur persona të afërt me ta, ani pse si informacion nuk munda ta siguroja nga burime zyrtare”, tha ai.
Më poshtë mund të shihni pamjet e siguruara nga IndeksOnline gjersa kanë dalur disa nga minatorët.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Trajneri i njohur spanjoll favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Man United
Ekonomi
Llugaliu në Tiranë: Dogana me zbatim të plotë të procedurës “pre-arrival processing”
Politikë
Akuza të reja ndaj Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane
Lajme