51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi punonjësit e policisë që pësuan lëndime gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.
Drejtori Hita u uroi punonjësve të lënduar shërim të shpejtë, i falënderoi për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përmbajtjen e treguar përballë sulmeve të pandërprera, si dhe i siguroi për mbështetjen e plotë të tij dhe të institucionit që drejton, shkruan A2 CNN.
Hita bisedoi edhe me stafin drejtues të spitalit dhe ekipin mjekësor, nga të cilët u informua se punonjësit e Policisë që kanë pësuar lëndime më të rënda dhe do të vijojnë të qëndrojnë në spital, po marrin trajtimin e duhur mjekësor.
Sipas autoriteteve, gjatë tubimit u lënduan 51 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Shërbimet e Policisë, deri në këto momente, kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 65 shtetas pjesëmarrës në tubim, të dyshuar për sulme ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.
Të rejat Lexo më shumë
U dënua me katër ndeshje moslojë, Vinicius thyen heshtjen dhe shpërthen ndaj La Ligas
Termokos-i nis sezonin e ngrohjes me mbi 25 mijë konsumatorë, paralajmëron zgjerimin e rrjetit në disa lagje të Prishtinës
Meloni paralajmëron se marrëveshja e Trumpit për naftën ruse është "shumë e rrezikshme" dhe “një legjitimim për Moskën"