50 familje në Podujevë përfitojnë dru për ngrohje dhe pako ushqimore
Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me organizatën “Sharjah Charity International” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka ndihmuar 25 familje në nevojë me nga 4 metra kub dru për ngrohje dhe pako ushqimore.
Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, në kuadër të këtij aktiviteti, edhe 25 familje të tjera pritet të përfitojnë nga 4 metra kub dru gjatë javës së ardhshme.
Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, financimi është siguruar nga organizata “Sharjah Charity International”, ndërsa realizimi i ndihmës është bërë nga shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Po ashtu, me pako ushqimore janë ndihmuar edhe pesë familje të tjera që jetojnë në Lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Ky aktivitet synon të mbështesë familjet në nevojë, duke ua lehtësuar përballimin e shpenzimeve gjatë sezonit të dimrit.
Të rejat Lexo më shumë
Hakerët e Kim-it vjedhin miliarda, regjimi i shpërblen ata me bujari
Ambasadorja amerikane del nga objekti i Qeverisë së Kosovës
Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar”