46 raste të dhunës në familje brenda një jave
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 64 raste të reja gjatë periudhës 16–23 tetor 2026, në nivel të Republikës së Kosovës.
Sipas raportit të kësaj zyre, numri më i madh i rasteve të paraqitura lidhet me dhunën në familje, me gjithsej 46 raste të trajtuara brenda kësaj periudhe, raporton
Përveç tyre, janë trajtuar edhe një rast vrasjeje, dy raste të vrasjes në tentativë, një rast i krimeve të luftës, dy raste të kanosjes dhe një rast i degradimit të integritetit seksual.
Në raport janë evidentuar edhe tri raste të sulmit, katër raste të lëndimit të lehtë trupor, dy raste të dhunimit, një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës dhe një rast i mospërfilljes së gjykatës.
Gjatë kësaj jave, mbrojtësit e viktimave kanë përcjellë gjithsej 74 seanca gjyqësore dhe 18 seanca në prokurori. Po ashtu, janë regjistruar shtatë aktgjykime dënuese, një aktgjykim refuzues dhe një aktgjykim lirues, si dhe një ankesë.
Në kuadër të punës së tyre, zyrtarët kanë përgatitur edhe 10 parashtresa, kanë realizuar tri përfaqësime në polici dhe një përfaqësim në strehimore. Ndërkohë, gjashtë kërkesa për urdhër mbrojtës janë në proces, gjashtë janë aprovuar, ndërsa një kërkesë është tërhequr nga pala.
Raporti evidenton gjithashtu 15 deklarata të pëlqimit të viktimës dhe 36 këshilla juridike të ofruara. Gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe tri referime të rasteve: një në Qendrën për Punë Sociale (QPS), një në strehimore dhe një në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF).
Të rejat Lexo më shumë
Lëkura thahet me ndezjen e ngrohjes, dermatologët këshillojnë dushe më të shkurtra dhe krem hidratues pas larjes
Sulm me armë në një kishë në Jordani, 6 të vrarë dhe 28 të plagosur
e-Kosova lanson dy shërbime të reja për gjobat në trafik