← Kthehu te Ballina
Lajme 19/10/2026 10:46

30 foshnje lindën brenda një jave në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

30 foshnje lindën brenda një jave në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka regjistruar 30 lindje gjatë javës së kaluar, prej të cilave 13 vajza dhe 17 djem.

Sipas raportit javor të shërbimeve shëndetësore të publikuar nga spitali, gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 3,002 vizita specialistike dhe janë regjistruar 254 pranime të reja.

Mesatarisht, 152 pacientë janë hospitalizuar në ditë, ndërsa nga spitali janë lëshuar 266 pacientë.

Sa i përket shërbimeve diagnostikuese dhe laboratorike, 1,362 pacientë kanë kryer gjithsej 17,797 analiza laboratorike. Po ashtu, janë realizuar 78 operacione dhe janë regjistruar 247 seanca të dializës.

Në shërbimet e imazherisë dhe diagnostikës janë kryer:

- 700 rëntgene;

- 333 ultrazëra (EHO);

- 131 ekzaminime me CT;

- 76 ekzaminime me MRI;

- 41 ekokardiografi;

- 18 ergometri;

- 13 gastroskopi;

- 6 kolonoskopi.

Gjatë së njëjtës periudhë, spitali ka ofruar edhe 255 shërbime fiziatrike.

Në njoftim, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka theksuar se vazhdon të ofrojë shërbime shëndetësore për qytetarët 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Reklamë