← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 17:15

3-4-3 me top, 5-4-1 pa top: Si mund të funksionojë plani i Fodës ndaj Austrisë

3-4-3 me top, 5-4-1 pa top: Si mund të funksionojë plani i Fodës ndaj Austrisë

Trajneri Franco Foda ka vendosur një formacion 3-4-3 për ndeshjen kundër Austrisë. Në portë do të luajë Amir Saipi, ndërsa në linjën e mbrojtjes do të jenë Ron Raçi, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi. Krahët do t’i mbushin Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni, ndërsa në mesfushë do të luajnë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha. Sulmi përbëhet nga Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi. Në fillim skema duket shumë ofensive, pasi tre sulmuesit janë në linjë, por nëse topi humbet, ekipi mund të kalojë në një 5-4-1, ku Vojvoda dhe Gallapeni tërhiqen në linjën e fundit. Zabërgja mund të luajë një rol të veçantë duke u tërhequr në anë dhe ndihmuar mbrojtjen, duke i lejuar Zhegrovës të qëndrojë më lartë dhe të jetë një opsion kryesor në rikuperimin e topit. Kjo fleksibilitet i jep Kosovës mundësinë të balancojë sulmin me mbrojtjen në mënyrë dinamike.

Reklamë