Lajme
07/11/2026 10:01
29 shkolla në Gjakovë pajisen me aparate moderne për pastrimin e dyshemeve
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit ka ndarë pajisje moderne për pastrimin e dyshemeve për 29 shkolla në tërë territorin e komunës.
Sipas njoftimit, pajisjet e reja janë siguruar nga buxheti komunal dhe synojnë përmirësimin e kushteve të higjienës dhe pastërtisë në institucionet arsimore.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Hysen Brahimaj, ka bërë të ditur se këto pajisje moderne do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e nivelit të pastërtisë nëpër shkolla.
Pajisja e shkollave me këto mjete pritet të lehtësojë procesin e mirëmbajtjes dhe të krijojë një mjedis më të pastër për nxënësit dhe stafin arsimor.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi
Politikë
Vuçiq këndonte dhe festonte në një lokal në Beograd, por papritur iu ndryshua fytyra
Lajme
Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata në Itali merr vendimin për 21-vjeçarin shqiptar
Sport