2500 konsumatorë pa rrymë në orët e mbrëmjës në Prishtinë, KEDS: Furnizimi u rikthye pas një pune intensive
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se kjo është realizuar pas një pune intensive.
“Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë. Pas një pune intenzive nga ekipet në terren, tashmë është rikthyer furnizimi me energji në të gjitha zonat e afektuara me ndërprerje. Falenderojmë konsumatorët për mirëkuptimin”, ka thënë ai.
Si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth 2,500 konsumatorë në një pjesë të Prishtinës, përfshirë zonën e Kampusit Universitar, Aktashin dhe Lagjen Pejton, kanë mbetur pa energji elektrike, kishte njoftuar KEDS. /Gazeta Express
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
