Lajme
07/10/2026 17:19
23 vjeçari bie nga ballkoni në Biel të Zvicrës, ndërron jetë nga plagët e marra
Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë në Biel të martën, pasi ra nga ballkoni. Dyshimet e para të policisë besojnë se ishte një aksident, megjithatë, hetimet vazhdojnë.
Policia kantonale e Bernës u informua të martën pak pas orës 10:25 të mëngjesit për një rënie nga kati i sipërm i një pallati në lagjen Mett, siç njoftoi të mërkurën, shkruan Waston, transmeton
Edhe pse kalimtarët dhe shërbimet e emergjencës ofruan menjëherë ndihmën e parë, 23-vjeçari zviceran vdiq në vendin e aksidentit.
Njësi të ndryshme të specializuara të policisë kantonale të Bernës, ekipit të kujdesit kantonal të Bernës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Bernës u dislokuan. Zyra e prokurorit publik të Bernës Jura-Seeland po udhëheq hetimin e mëtejshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Kosova një hap më afër Evropianit, Kroacia “kërcënimi” i madh për play-offin e Ligës A
Politikë
Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Politikë
Hamza për shtrëngimin e duarve me Kurtin: Kundërshtarë politikë jemi, populli s’duhet të polarizohet në armiqësi
Sport