← Kthehu te Ballina
Sport 16/10/2026 12:02

22 vite më parë, Barcelona rikujton debutimin e Messit përmes një videoje

22 vite më parë, Barcelona rikujton debutimin e Messit përmes një videoje

Nga 16 tetori i vitit 2004 ndryshoi historia e futbollit përgjithmonë.

Kjo për shkak se Lionel Messi, kishte bërë debutimin e tij zyrtar me fanellën e Barcelonës, 22 vite më parë në derbin ndaj Espanyolit.

Rreth kësaj, Barcelona postoi në faqen e saj videon nga paraqitja e tij e parë, duke shkruar “pjesa tjetër është histori”.

Dhe ashtu ishte pasi që Messi, u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave me fanellën “Blaugrana”, ku kishte shënuar 672 gola dhe 303 asiste në 778 paraqitje, ku është dhe golashënuesi më i mirë në histori të Barçës.

Ai po ashtu ka fituar gjithçka që është për t’u fituar, përfshirë dy “Tripleta” në vitet 2009 dhe 2015.

Reklamë