“19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur”, Rama publikon videon me Diellën: Iu ndihmon hap pas hapi
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se ministrja ‘Diella’ do të ndihmojë këdo që ka vështirësi për përdorimin e portalit e-Albania, duke nisur që nga gjetja e shërbimit e deri te plotësimi i formularëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se 19 shërbime tashmë janë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania, sipas kryeministrit mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit.
“Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania. 19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit.
Ndiqni udhëzimet në video dhe shikoni sa e thjeshtë është”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos së postuar në rrjetet sociale.
Të rejat Lexo më shumë
Dëgjohet ezani gjatë mbledhjes për rastin e Arlindës, deputetët ndalin diskutimet - Mulla Osmani lutet
Komuna e Gjakovës subvencionon 37 bletarë me pajisje pune, investimi kap vlerën e mbi 35 mijë eurove
Zvicra nis lëshimin e kartave të reja biometrike të identitetit, qytetarët mund të zgjedhin mes dy varianteve