← Kthehu te Ballina

18 klube të Premierligës votojnë pro vendimit historik për çështjen e Cityt

ShpërndajeFacebookWhatsApp
18 klube të Premierligës votojnë pro vendimit historik për çështjen e Cityt

Klubet e Premierligës kanë ndërmarrë një hap të paprecedentë, duke u bashkuar për të mbrojtur drejtuesit e ligës nga betejat e mundshme ligjore që lidhen me çështjen e Manchester Cityt.

Sipas raportimeve të “BBC Sport”, 18 nga 20 klubet elitare të futbollit anglez kanë votuar pro një amendamenti të ri, i cili parasheh mbulimin e plotë të shpenzimeve ligjore për bordin drejtues të Premierligës, në rast se sponsorët e Manchester Cityt ndërmarrin veprime gjyqësore kundër tyre, transmeton IndeksOnline.

Të vetmet klube që votuan kundër këtij propozimi ishin vetë Manchester City dhe Nottingham Forest.

Ky vendim i rëndësishëm vjen pas zhvillimeve të fundit rreth akuzave financiare që rëndojnë mbi “Qytetarët”, ku një komision i pavarur kishte konstatuar shkelje të rregullave financiare të ligës. Sipas pretendimeve të shqyrtuara, klubi anglez dyshohet se kishte fryrë artificialisht të ardhurat komerciale deri në 830 milionë funte gjatë periudhës 2009–2018.

Nga ana tjetër, Manchester City i ka kundërshtuar ashpër këto gjetje dhe ka apeluar vendimin, duke insistuar se posedon prova të pakundërshtueshmeqë dëshmojnë pafajësinë e klubit. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme