170 mijë euro për rrjetin e ujësjellësit në Grizime të Kamenicës
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Grizime, në një projekt në vlerë prej 170 mijë eurosh.
Rahimaj, së bashku me drejtorin Zotrim dhe kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në këtë projekt.
Sipas Rahimajt, projekti do të mundësojë kyçjen e 170 ekonomive familjare në rrjetin e ujësjellësit.
“Një projekt që mundëson kyçjen e 170 ekonomive familjare në ujësjellës dhe me një gjatësi prej 2,900 metrash”, ka shkruar Rahimaj.
Ai ka bërë të ditur se punimet janë duke vazhduar, ndërsa ka theksuar se sigurimi i kushteve për mirëqenie të qëndrueshme për qytetarët mbetet një nga detyrat e komunës.
“Punimet po vazhdojnë, e detyrë e jona mbetet plotësimi i të gjitha kushteve për mirëqenie të qëndrueshme për qytetarët tanë”, ka deklaruar Rahimaj.
Të rejat Lexo më shumë
Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë
Ngritet kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në NP "Pyjet Kombëtare" në Demir Kapi
Bova kanadeze përshkon më shumë se tre mijë milje dhe përfundon në brigjet e Irlandës