14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrëmje protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Gazetari i A2CNN raportoi se ndryshe nga ditët e tjera protesta e stome paraqitet më e qetë dhe më një numër të reduktuar pjesëmarrësish. Thirrja kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme
“Kanë qenë orë të qeta para kryeministrisë. Edhe punonjësit e policisë vijojnë të jenë të qetë. Deri më tani nuk ka incidente apo sulme të institucioneve dhe policisë. Refreni i përhershëm është thirrja për dorëheqjen e kryeministrit”, raportoi gazetari i A2 CNN, i cili tha se bojkoti do të vijojë.
Ndryshe nga ditët e mëparshme, pedagogët nuk zhvilluan marshimin e zakonshëm paradite nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, por iu bashkuan studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Disa prej tyre u shprehën se do të vijojnë protestën, duke kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe pa përshkallëzim të tensioneve.
Të rejat Lexo më shumë
“Fatkeqësisht, nuk iu drejtua Qeverisë” – Gërvalla për Arlindën: Ndoshta do të kishte pasur angazhim
Agjencia e Mediave me aplikacion falas kundër lajmeve të rreme, në fokus edukimi i të rinjve
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë