Ekonomi
07/11/2026 22:16
124 milionë euro eksporte në tetor, deputeti i LDK-së përgëzon bizneset - kritikon Qeverinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar rekord të eksporteve gjatë muajit tetor, duke arritur vlerën prej 124 milionë eurosh brenda një muaji.
Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka përgëzuar ndërmarrësit dhe bizneset vendore për këtë rezultat.
Ai ka kritikuar Qeverinë, duke pretenduar se ajo i ka harruar bizneset, ndërsa ka vlerësuar se ndërmarrësit po vazhdojnë punën, prodhimin dhe eksportin, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Ju jeni forca e vërtetë e ekonomisë së Kosovës!”, ka shkruar Sadiku.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Nottingham Forest trondit Manchester Cityn, Arsenali shkëputet gjashtë pikë në krye
Lajme
IVF-ja falas në QKUK jep rezultat, 12 gra mbesin shtatzënë përmes këtij shërbimi
Politikë
Hakerët godasin ministrin italian, të dhënat e tij përfundojnë në 'dark web' - reagon Meloni
Sport