12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj
Ministria e Infrastrukturës ka hapur procedurën e ritenderimit për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë-Dollc, konkretisht për Lotin 1.
Sipas njoftimit për kontratë, projekti parasheh zgjerimin e aksit kryesor në gjatësi prej katër kilometrash, si dhe akseve sekondare me gjatësi të përgjithshme prej 1,740.63 metrash, shkruan
Vlera e parashikuar e kontratës është 12 milionë euro, ndërsa kohëzgjatja e realizimit të projektit është përcaktuar 365 ditë nga dhënia e kontratës.
Ministria ka përcaktuar se kriter për dhënien e kontratës do të jetë tenderi ekonomikisht më i favorshëm, duke marrë parasysh çmimin, planin dinamik dhe periudhën garantuese, e cila mund të jetë nga dy deri në pesë vjet.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 dhjetor 2026, në orën 14:00. Ndërkaq, operatorët ekonomikë duhet të ofrojnë edhe siguri të tenderit në vlerë prej 300 mijë eurosh.
Të rejat Lexo më shumë
Ukraina thotë se një aeroplan luftarak rus Su-57 shpërtheu në një aeroport në jugperëndim të Rusisë
"Nëse shkoj në luftë, dua lojtarë si ai" - legjenda e Juventusit e mbron Zhegrovën
Pse gratë vendosin të divorcohen pas moshës 50-vjeçare? Dhjetë arsyet që shpesh i befasojnë edhe fëmijët e tyre